Home / Lajme / Rajon / Nuk ju kanë dalë paratë e dorëzimit të kuponëve fiskalë në llogari? Lexojeni këtë lajm

Nuk ju kanë dalë paratë e dorëzimit të kuponëve fiskalë në llogari? Lexojeni këtë lajm

Qytetarë të shumtë janë ankuar për mosrimbursim të kuponëve fiskalë për tremujorin e fundit nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Sipas Zyrës për Informim në ATK, Valentina Bytyqi-Sefa kjo gjë megjithatë do të ndodhë, por për shkak të numri të madh të qytetarëve që janë interesuar për të qenë pjesë e fushatës ka zgjatur më shumë procesi i rimbursimit.

“Administrata Tatimore e Kosovës për hir të korrektësisë, ka njoftuar me kohë të gjithë qytetarët të cilët kanë dorëzuar plikot e tyre për rimbursim nga kuponët fiskalë për TM4 2016, se verifikimi i plikove ende nuk ka përfunduar, pasi që interesimi i qytetarëve për të qenë pjesë e kampanjës edhe në këtë periudhë ka qenë tejet i madh”, ka thënë Bytyqi-Sefa për Arbresh.info.

Për tremujorin e parë të vitit 2017 bëhet e ditur se janë përcjellë për rimbursim 1,068,667 pliko, ndërsa deri tani janë rimbursuar 19,755 euro.

Numri i zarfeve që ende nuk janë verifikuar është i konsiderueshëm, por është duke u punuar që të përfundojë sa më shpejt rimbursimi i kësaj periudhe.

“Zyrtarët nga departamenti përkatës, janë duke punuar në vazhdimësi në mënyrë që të gjitha plikot e kësaj periudhe të përfundojnë sa më shpejt që është e mundur”, tregon për Arbresh.info, Zyra për Informim në ATK.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *