Home / Kryesoret / Nuk ka për të pasur dhunë, por qëndresë paqësore – (VIDEO)

Nuk ka për të pasur dhunë, por qëndresë paqësore – (VIDEO)

Mos bllokoni rrugët, të mos përsëritet 97,

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Opozitës Lulzim Basha janë përplasur sërish në distancë me deklarata. Nga Gjirokastra ku Rama ndodhej në një takim me votues të rinj, kryeministri tha se protesuesit e sotëm në çadër (duke iu referuar opozitës) janë protagonistë të trazirave të vitit 1997.Rama u bëri thirrje mbarë shqiptarëve për të shembur murin e padrejtësisë dhe të mos bien pre e kërkesës për të bllokuar rrugët. O me Europën o me çadrën” u tha Rama votuesve të rinj.

Nuk kaloi pak minuta dhe erdhi reagimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha i cili tha se 97 nuk do të behet kurrë në Shqipëri dhe shtoi se të hënën e në vijim nuk ka për të pasur dhunë por qëndresë paqësore.

Ndryshe Opozita as nuk kërkon dhe as nuk pranon pazar politik në kurriz të zgjedhjeve të lira e të ndershme me postin e Presidentit të Republikës. Presidenti, në konceptin e republikës së re, do të zgjidhet nga populli me votë direkte”.Kështu u shpreh paraditen e së shtunës Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike.

 

Gjithashtu lexo

Qytetarët çdo ditë e më shumë revoltohen me pamjen trishtuese të Tetovës{VIDEO}

Qytetarët çdo ditë e më shumë revoltohen me pamjen trishtuese të Tetovë ,ku dhe të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *