Home / Lajme / Botë / Numri i vdekjeve nga fruthi në Rumani arriti 23 viktima

Numri i vdekjeve nga fruthi në Rumani arriti 23 viktima

Një foshnjë pesëmuajshe është viktima e fundit e epidemisë së fruthit në Rumani. Ajo ndërroi jetë në Spitalin Infektiv në qytetin Temishvar,  ku numri i vdekjeve në këtë vend u rrit në 23 viktima, njoftoi Axhepres.

Vajza e ndjerë nuk ishte vaksinuar, sepse nuk e kishte arritur moshën e duhur.

Rastet e regjistruara të të prekurve nga fruthi në Rumani nga shtatori i vitit 2016 deri tani, e tejkaluan numrin prej 4.000. Tre të katërtat e tyre janë fëmijë nën 10 vjeç, ndërsa numri më i madh është i fëmijëve nga një deri në moshën katërvjeçare.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *