Home / Showbiz / Nxënësi 17 vjeçar ftoi Emma Stone në mbrëmjen e maturës, merr përgjigje nga aktorja (Video)

Nxënësi 17 vjeçar ftoi Emma Stone në mbrëmjen e maturës, merr përgjigje nga aktorja (Video)

Para disa ditësh, një 17 vjeçar publikoi një video, me anë të të cilës i kërkonte aktores Emma Stone që ta shoqëronte në mbrëmjen e maturës.

Jacob Staudenmaier xhiroi një skenë nga filmi “La La Land”, përmes të cilës i kërkonte 28-vjeçares që të bëhej partnerja e tij më 29 prill.

Videoja u bë hit në rrjetet sociale dhe më pas, ai ka marrë përgjigje nga Stone, ndërsa përgjigjen e saj Jacob e lexoi në emisionin Good Morning America.

Emma Stone, aktorja më e mirë femër në "Oscars 2017" Foto)
Emma Stone, aktorja më e mirë femër në “Oscars 2017” Foto)

 “Jacob, faleminderit shumë për ftesën më të mirë që kam marrë ndonjëherë. Nuk mund ta përshkruaj se sa jam e nderuar dhe sa kam qeshur derisa e shikoja klipin tënd të menduar mirë”.

“Aktualisht ndodhem në Londër ku punoj, por shpresoj që të kesh mbrëmjen më të bukur të maturës. Jam shumë falënderuese që ke menduar për mua. P.S. E shoh (Ryan) Goslingun në sytë e tu”, ishte përgjigja e Emmas.

Staudenmaier ka treguar se ideja i kishte ardhur pasi dikush nga shkolla e tij para tre vitesh i kishte bërë ftesë të ngjashme Miley Cyrusit.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *