Home / Kryesoret / Nxënësit e Porojit nderojnë dëshmorin Mujdin Aliu – (VIDEO)

Nxënësit e Porojit nderojnë dëshmorin Mujdin Aliu – (VIDEO)

Nxënësit e shkollës fillore Gjergj Kastrioti Skënderbeu të fshatit Poroj, përmes një krosi me vrapim kanë përkujtuar dëshmorin e këtij fshati të rënë në luftën e Kosovës Mujdin Aliu. Krosi filloi nga Xhamia e fshatit Xhepçisht ndërsa përfundimi ishte tek oborri i shkollës në fshatin Poroj, ku kanë marrë nxënësit e klasës së pestë dhe të gjashtë, transmeton Televizioni Koha.

Poashtu ky manifestim është pjesë edhe e programit  vjetor të shkollës së këtij fshati, kurse nxënësit që arritën të zënë vendet e para morrën mirënjohje, kurse mirënjohje iu nda edhe babait të dëshmorit Qerim Aliut. Ky manifestim është tradicional më 14 prill, ku përkujtohet dëshmori i këtij i fshatit i rënë në luftën e Kosovës. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *