Home / Shëndeti / OBSH: Kostoja e ndotjes së mjedisit, 1.7 milionë vdekje të fëmijëve në vit

OBSH: Kostoja e ndotjes së mjedisit, 1.7 milionë vdekje të fëmijëve në vit

Më shumë se 1 në 4 vdekje të fëmijëve nën 5 vjeç i atribuohen një mjedisi të pashëndetshëm. Çdo vit, rreziqet mjedisoer, si ndotja e ajrit brenda dhe jashtë shtëpisë, duhanpirja pasive, uji i papastër, mungesa e higjienës dhe higjiena e papërshtatshme marrin 1.7 milionë jetë fëmijësh nën moshën 5 vjeç, thonë dy raporte të reja të OBSH-së.

Raporti i parë: Të trashëgojmë një botë të qëndrueshme: Atlas i shëndetit të fëmijëve dhe mjedisit, flet lidhur me faktin se shumica e shkaqeve të sëmundjeve që shkaktojnë vdekjen e fëmijëve të moshës 1 muaj deri në 5 vjeç – diarrea, malaria dhe pneumonia – janë të parandalueshme.

“Një ambient i ndotur është vdekjeprurës, sidomos për fëmijët e vegjës”, thotë dr. Margaret Chan, drejtoreshë e Përgjithshme e OBSH-së. “Organet dhe sistemi imunitar i tyre ende në zhvillim dhe trupat më të vegjël, si dhe rrugët e frymëmarrjes i bëjnë ata veçanërisht të prekshëm nga ajri dhe uji i ndotur”.

Ekspozimet e dëmshme mund të fillojnë që në barkun e nënës dhe të rrisin rrezikun për lindje të parakohshme. Veç kësaj, kur foshnjat e parashkollorët ekspozohen ndaj ajrit të ndotur brenda dhe jashtë shtëpisë, si dhe duhanpirjes pasive, për ta rritet rreziku i pneumonisë në fëmijëri, si dhe rritet rreziku për një sëmundje kronike respiratore si astma. Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit gjithashtu rrit rrezikun për sëmundje zemre, goditje në tru dhe kancer.

5 shkaqet kryesore të vdekjes te fëmijët nën 5 vjeç që lidhen me mjedisin

Një raport “Mos e ndot të ardhmen time! Ndikimi i mjedisit në vdekjen e fëmijëve”, siguron një shikim të kuptueshëm mbi ndikimin e mjedisit në shëndetin e fëmijëve. Çdo vit:

  1. 570000 fëmijë nën moshën 5 vjeç vdesin nga infeksionet e frymëmarrjes, si pneumonia, që i atribuohet ajrit të ndotur brenda dhe jashtë shtëpisë, si dhe duhanpirjes pasive.
  2. 361000 fëmijë nën 5 vjeç vdesin nga diarrea, si pasojë e aksesit të dobët në ujin e pastër dhe higjienën e mirë.
  3. 270000 fëmijë vdesin në muajin e parë të jetës nga shkaqe, ku përfshihen lindjet e parakoshme, të cilat mund të parandaloheshin përmes aksesit në ujin e pastër, higjienën në qendrat shëndetësore, si dhe në uljen e ndotjes së ajrit.
  4. 200000 vdekje të fëmijëve nën 5 vjeç nga malarja mund të parandaloheshin përmes veprimeve mjedisore, si ulja e zonave ku shumohen mushkonjat ose mbulimi i depozitave të ujit të pijshëm.
  5. 200000 fëmijë nën moshën 5 vjeç vdesin nga plagë rastësore që i atribuohen mjedisit, si: helmimi, rrëzimi ose mbytjet.

Kërcënimet e vazhdueshme mjedisore të shëndetit të fëmijëve

“Një ambient i ndotur çon në një barrë të rëndë për shëndetin e fëmijëve tanë”, shprehet dr. Maria Neira, Drejtore e OBSH-së e Departamentit të Shëndetit Publik, Mjedisit dhe Përcaktorëve Socialë të Shëndetësisë. “Investimi në heqjen e rreziqeve mjedisore për shëndetin, si përmirësimi i cilësisë së ujit ose përdorimi i karburanteve më të pastra, do të rezultojë në të mira të mëdha shëndetësore”.

Për shembull, po shfaqen rreziqe të reja në mjedis, si mbetjet elektrike dhe elektronike (si celularët e vjetër) që nuk riciklohen siç duhet dhe i ekspozojnë fëmijët ndaj toksinave që mund të çojnë në inteligjencë të ulur, deficit të vëmendjes, dëmtim të mushëkrive dhe kancer. Mbeturinat elektrike dhe elektronike parashikohet të rriten me 19% mes vitit 2014 dhe 2018, në 50 milionë ton në vitin 2018.

Me ndryshimet klimatike, rritjen e temperaturave dhe nivelet e dioksidit të karbonit, po favorizohet rritjen e poleneve që shoqërohen me rritje të rasteve të astmës në fëmijë. Në gjithë botën, 11-14% e fëmijëve nën moshën 5 vjeç e më pas aktualisht raportojnë simptoma të astmës dhe 44% e tyre janë të lidhur me ekspozimin ndaj mjedisit. Ndotja e ajrit, duhanpirja pasive, myku në shtëpi, si dhe lagështia e bëjnë edhe më problematike astmën tek fëmijët.

Në banesa pa akses në shërbimet bazike, si uji i pastër apo kanalizimet ose që kanë shumë tym si rrjedhojë e përdorimit të lëndëve djegëse jo të mira, si qymyri apo plehur për ngrohje apo gatim, fëmijët kanë një rrezik të shtuar për diarre ose pneumoni.

Fëmijët gjithashtu i ekspozohen kimikateve të dëmshme përmes ushqimit, ujit, ajrit dhe produkteve rreth tyre. Kimikatet, si pesticidet me mërkur, plumb e flor, ndotësit organikë të qëndrueshëm dhe mallra të tjera të përpunuara, gjithashtu e gjejnë rrugën e tyre në zinxhirin ushqimor. Dhe ndërsa benzina me plumb pothuajse është hequr në të gjitha vendet, plumbi vazhdon të përdoret gjerësisht në piktura, duke ndikuar në zhvillimin e trurit.

T’i bëjmë të gjitha vendet të sigurta për fëmijët

Ulja e ndotjes së ajrit brenda dhe jashtë shtëpisë, përmirësimi i ujit të pastër, kanalizimeve dhe përmirësimi i higjienës (përfshirë edhe qendrat shëndetësore ku gratë sjellin fëmijët në jetë), mbrojtja e grave shtatzënë nga duhanpirja pasive, si dhe ndërtimi i një mjedisi më të sigurt mund të parandalojë sëmundjet dhe vdekjet e fëmijëve.

Për shembull, sektorë të ndryshëm qeveritarë mund të punojnë së bashku për të përmirësuar:

  • Strehimi: Siguroni lëndë djegëse të pastër për gatim dhe ngrohje, hiqni materialet e pasigurta të ndërtimit dhe bojërat me plumb.
  • Shkollat: Siguroni kanalizimet dhe higjienët, pa zhurma, ndotje dhe promovoni ushqimin e shëndetshëm.
  • Institucionet shëndetësore: Siguroni ujë të pastër, kanalizime dhe higjienë dhe elektricitet të sigurt.
  • Planifikimi urban: Krijoni më shumë hapësira të gjelbëra, ecje të sigurt dhe shtigje për biçikletat.
  • Transporti: Ulni emetimet dhe rrisni transportin publik
  • Bujqësia: Ulni përdorimin e pesticideve të rrezikshme dhe jo punë për fëmijët.
  • Industria: Menaxhoni mbetjet e rrezikshme dhe ulni përdorimin e kimikateve të dëmshme.
  • Sektori i shëndetësisë: Monitoroni rezultatet e shëndetit dhe edukoni për efektet e mjedisit në shëndet dhe parandalimin.

Nën Objektivat e Qëndrueshme të Zhvillimit (OQZH) vendet po punojnë për një sërë objektivash për të bërë ndërhyrjet për mjedisin shëndetësor të fëmijës, si dhe për t’i dhënë fund vdekjeve të parakohshme të foshnjave dhe fëmijëve nën 5 vjeç në vitin 2030.

Në përputhje me OQZH 3, e cila synon sigurimin e jetës së shëndetshme dhe promovimin e mirëqenies për të gjithë, OQZH e tjera punojnë për të përmirësuar ujin, kanalizimet dhe higjienën, kalimin në energji të pastra për të ulur ndotjen e ajrit dhe për të kthyer ndryshimet klimatike, dhe të gjitha këto do të kenë ndikim në shëndetin e fëmijëve./ Shendeti.com.al

Materialet e publikuara në këtë faqe janë pjesë e projektit: “Ajër i pastër në Tiranë: më shumë ecje, biçikleta dhe transport urban”, mbështetur financiarisht nga REC/ programi Achieve-Albanian Civil Society for a European Environment, me fonde të Komisionit Europian. Projekti ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit qytetar në Tiranë dhe advokimit mediatik për përmirësimin e situatës së ndotjes së ajrit që shkaktohet nga sektori i transportit.

 

Gjithashtu lexo

Barishtja e Qepujkave – Bima me Vlera të Pafundme

Edhe pse njihet me emër Italian, Erba cipollina, pra barishtja e qepujkave, bimën aromatike me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *