Home / Lajme / Maqedoni / OEMVP: Pengesat me të cilat ballafaqohen bizneset në Strugë

OEMVP: Pengesat me të cilat ballafaqohen bizneset në Strugë

–  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot para kompanive të qytetit të Strugës vazhdoi dialogun me bizneset dhe ky dialog është një formë e komunikimit të Odës me bizneset që të sheh pengesat e ambientit biznesor, qoftë ato që e vështirësojnë themelimin e bizneseve të reja ose pengesat me të cilat ballafaqohen aktualisht bizneset në përditshmërinë e tyre. Gjithashtu propozojnë ndryshimet e nevojshme të rregullativës ligjore, për ta lehtësuar bërjen e biznesit, për të krijuar një konkurrencë të mirëfilltë, pa marrë parasysh madhësinë e bizneseve, fuqinë e tyre ekonomike ose fushat apo degët në të cilat ato veprojnë.

OEMVP në strategjinë e saj ka paraqitur vizionin për orientimin zhvillimor në fusha të ndryshme, sidomos në atë të ekonomisë në vitet e ardhshme, dhe konsideron se me qëllim të realizimit të kësaj strategjie, është e nevojshme që të bashkëpunojnë të gjithë, dhe të bëhen pjesëmarrës aktiv të zhvillimit të vendit. Vendi jonë ka nevojë të zhvillohet ekonomikisht dhe konsiderojmë se bartës themelor i këtij zhvillimi, është sektori privat dhe Oda mundohet të krijojë kushtet e domosdoshme që sektori privat të ketë hapësirë për zhvillim.

Me këto takime OEMVP do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, në mënyrë që t’i diskutojmë çështjet që kompanitë konsiderojnë se duhet të zgjidhim dhe të cilat janë pengesë ose të cilat duhet të bëhen pastaj faktorë shtytës të zhvillimit ekonomik.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *