Home / Lajme / Maqedoni / Organizatori i protestave thotë se nuk i njeh sulmuesit dhe të maskuarit në Kuvend

Organizatori i protestave thotë se nuk i njeh sulmuesit dhe të maskuarit në Kuvend

Sulmuesit nuk i njoh,  pasi ata kishin maska në fytyrë, përveç sulmuesiit të deputetes së LSDM-së, Radmilla Shekerinska, thekson Bogdan Ilievski, një nga organizatorët e iniciativës së protestës “Për Maqedoni të përbashkët”.

Ai pretendon se njerëzit e iniciativës që kanë hyrë në Parlament janë të qetë dhe se ata nuk duan të sulmojnë askënd.

Megjithatë, në videot që qarkulluan në mediat sociale shihet se si protestuesit i duartrokitën sulmuesit kur ata zbrisnin nga shkallët e Paralementit.

Ilievski për Makfas thotë se : “Unë nuk ndjej ndonjë përgjegjësi për ngjarjet në Parlament”. Ai bëri të ditur se në fundjavë nuk kanë planifikuar ndonjë aktivitet dhe se do të vazhdojnë protestat të martën.

I pyetur nga agjencia, se a mund të pritet ndonjë skenar i ngjashëm, edhe kur të formohet Qeveria, ai u përgjigj se për ta kjo do të jetë i joligjore.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *