Home / Kryesoret / Osmani e Taravari thërrasin për ‘vëmendje’ të BE-së e sjellje ‘evropiane’ në Maqedoni

Osmani e Taravari thërrasin për ‘vëmendje’ të BE-së e sjellje ‘evropiane’ në Maqedoni

Përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni thonë se vendi ka nevojë për kujdes të veçantë nga perëndimi por në të njëjtën kohë edhe qasje evropiane nga vet faktorët politik vendor për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale.

Sot në Maqedoni bëhet vizita e tretë me radhë e këtij viti e zyrtarëve të lartë të bllokut evropian për të ndihmuar vendin që të kapërcej krizën dhe ngërçin institucional pas zgjedhjeve të Dhjetorit.

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk do të ndodhet në Shkup, pas vizitave të mëhershme të kolegëve të tij, Federica Mogherini dhe Johhanes Hahn.

“E vlerësojmë kontributin që po e jep komuniteti ndërkombëtar në zgjidhjen e lëmshit politik në vend. Situata është shumë e vështirë dhe nevojitet syçelësi nga të gjithë dhe vëmendje e veçantë nga partnerët tanë ndërkombëtar”, tha për Zhurnal.mk, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.

“Bashkimi Evropian është një mik i kahershëm i Maqedonisë, dhe z.Donald Tusk është një nga përfaqësuesit e këtij grupi shumë të rëndësishëm shtetesh, që duan të ndihmojnë Maqedoninë. Maqedonia sillet si një fëmijë kapriçoz, por kjo nuk është asgjë e re për Evropën dhe Bashkimin Evropian në veçanti. Jam entuziast për vizitën e z.Tusk. Shteti i ynë është evropian dhe ka ardhur koha që me çdo kusht të sillet si i tillë,” tha për Zhurnal.mk, Sekretari i Përgjithshëm i LR-PDSH-së, Arben Taravari.

Mirëpo që të dy nuk janë futur në prognoza nëse presin apo jo thyerje ngërçi me vizitën e Tusk.

Pritjet nga vizita e Tusk-ut ndërkohë sipas vëzhguesve vendor janë të ndryshme. Disa thonë se
as ai nuk do të jetë në gjendje që të ndryshojë mendjen e Kryetarit të shtetit Gjorge Ivanov që t’ia jap mandatin shumicës së re parlamentare për të formuar qeverinë, e disa thonë se po.

Tusk nuk vjen në Maqedoni vetëm për krizën. Ai në rend dite të bisedave me krerët politik vendor e ka edhe situatën rreth emigrantëve nga vendet e luftës të cilët po e përdorin Greqinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor për rrugë drejt territorit të BE-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *