Home / Kryesoret / Pacienti bie nga kati i dytë i spitalit dhe vdes

Pacienti bie nga kati i dytë i spitalit dhe vdes

Një person në Gjirokastër ka humbur jetën në orët e para të ditës së sotme, në spital. Viktima është Gëzim Malka, 63 vjeç i cili mendohet se pasditen e djeshme ka rënë nga kati i dytë i spitalit të Gjirokastrës ku ishte i shtruar.

Malka nga një fshat i Përmetit është rrëzuar pasditen e djeshme, e shtunë, por nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra, duke ndërruar jetë mëngjesin e së dielës,raporton NOA.al.

Lidhur me rënien e tij, policia po vijon hetimet për të zbardhur më shumë detaje nga ngjarja, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë hedhur.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *