Home / Lajme / Rajon / Pacienti bie nga kati i tretë i spitalit dhe vdes

Pacienti bie nga kati i tretë i spitalit dhe vdes

Një person i moshës 63-vjeçare ka humbur jetën gjatë mëngjesit të kësaj të diele, në një ngjarje të shënuar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.

Nga informacionet paraprake mësohet se shtetasi Gëzim Malka, banues në Përmet, është hedhur nga ballkoni i katit të tretë të spitalit rajonal, por ende nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë ta ndërmarrë këtë hap.

Në vendngjarje, pas njoftimit nga Urgjenca e spitalit, kanë shkuar shërbimet e policisë, për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *