Home / Lajme / Kronika e zezë / Padi penale për një qytetar të Shkupit pasi sulmoi nënën e tij

Padi penale për një qytetar të Shkupit pasi sulmoi nënën e tij

Sektori për Punë të Brendshme Shkup shtroi padi penale kundër P.A. (50) nga Shkupi për shkak ekzistimit të dyshimit për veprën e kryer penale “tentim vrasjeje”.

Siç kumtoi sot MPB, në periudhën prej marsit deri në prill 2017 i denoncuari çdo ditë psikikisht dhe fizikisht e ka torturuar nënën 79-vjeçare me të cilën kanë jetuar së bashku.

Më 11 prill të këtij viti P.A. duke përdorur forcë fizike dhe mashë të nxehtë i ka shkaktuar më shumë goditje në kokë dhe trup prej të cilave e dëmtuara është alivanosur dhe në gjendje kritike është transferuar në spital.

Nga gjykatësi me procedurë paraprake P.A. i është shqiptuar masë arrest në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *