Home / Kryesoret / Pagoi 3 mijë euro për një nuse 19 vjeçe nga Shqipëria

Pagoi 3 mijë euro për një nuse 19 vjeçe nga Shqipëria

Persona të moshuar nga Kosova japin para të majme për tu martuar me femra të reja nga Shqipëria. Rexhep Kastrati nga Zatriqi i Prizrenit thotë se i ka paguar 3 mijë euro për një grua nga Malësia e Madhe. Thotë se pagoi për një nuse 35 vjeçe por ia sollën një 19 vjeçare ndërsa ai ishte 61 vjeç.

Pas luftës Rexhep Kastratit nga Zatriqi i Prizrenit i vdiq gruaja dhe i la 15 vajza.

Meqë nuk kishte djalë, ai vendosi që të kërkoi një grua nga Shqipëria. Gjeti disa lidhje dhe i kërkuan 3 mijë euro siç kishte kërkuar ai 35 vjeçare, kurse vetë kishte 61 vjet.

Por në shtëpi atij i erdhi një nuse 19 vjeçare, por meqë i kishte dhënë paratë nuk kishte mundësi ta kthente.

Djalin, Diamantin e ka 4 vjeç, dhe nuk dëshiron ta lë pa vëlla.

Gruaja e tij Valentina është e lumtur me jetën me plakun 71 vjeçar.

12 vajzat e tij janë të martuara dhe tash ai ka mbi 50 mbesa e nipa.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *