Home / Lajme / Botë / Pamje rrëqethëse: Erërat e forta lëkundin aeroplanin derisa po aterronte në pistë (Video)

Pamje rrëqethëse: Erërat e forta lëkundin aeroplanin derisa po aterronte në pistë (Video)

Ky është momenti rrëqethës kur një aeroplan komercial mezi arrin të aterrojë në pistë, për shkak të erërave të forta duke e lëkundur vazhdimisht anash.

Aeroplani i tipit Boeing 777 po shtyhej anash nga erërat e forta që po ia humbnin kontrollin krahëve, derisa po aterronte në aeroportin e Amsterdamit, transmeton Telegrafi.

Në video mund të shihet se si piloti vihet në pozitë të vështirë derisa tenton ta ulë aeroplanin pa ndonjë problem, ndërsa që nga publikimi i saj në video ajo është shikuar nga mijëra njerëz.

Kjo nuk është hera e parë që pilotët e aeroplanëve hasin në vështirësi të tilla, pasi vetëm gjatë këtij viti probleme të ngjashme kishin shumë pilotë anembanë botës.

blob:http://players.brightcove.net/7ddf0e9c-d664-41e7-8ce5-bd318b18e49a

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *