Home / Lajme / Kronika e zezë / PAMJE TË RËNDA/ Çifti mbyll fëmijën rom në shtëpi dhe e masakron me të rrahura (FOTO)

PAMJE TË RËNDA/ Çifti mbyll fëmijën rom në shtëpi dhe e masakron me të rrahura (FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një fëmijë është rrahur në mënyrë barbare.

Një familje ka marrë brenda shtëpisë së tyre një djalë 13-vjeçar të komunitetit rom dhe e ka rrahur derisa e ka bërë për spital. Arsyeja nuk dihet e qartë, kurse denoncimi është bërë nga një qytetare në JOQ.

“Dua të bëj të ditur një gjë që të gjithë e dinë, por pak flasin, se në këtë vend nuk ka shtet as rend. Burrë e grua kanë rrahur një djalë të vogël duke e bërë për spital dhe shteti akoma se ka kap fajtorin. Sa për sy e faqe shoqëroi vajzën dhe gruan, por jo “Atë”, kryezotin e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur në Shkozet të Durrësit, e kishin thirrur brenda shtëpisë  “hajde se s’do punosh më për ne” dhe pastaj e masakruan. Sonte (mbrëmë) ka qenë gjithë natën në spital. Ata janë prindër vetë dhe ka mënyra tjera për të reaguar dhe jo të arrish deri aty sa ta bësh për spital, apo gjejnë fukarenj dhe romë këta dhe hajde se fëmijë është, bjeri ti e bjeri unë. Ku i ço mushka këta njerëz, s’mund ta marrësh fëmijën e tjetrit dhe ta rrasësh brenda duke e mbuluar në gjak nga të rrahurat”, -shkruan ajo për JOQ.

Gjithashtu lexo

Plagos kushëririn me thikë, sherr për një vijë uji

Policia e Pukës ka arrestuar një person i cili ka plagosur me thikë dhe mjete të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *