Home / Lajme / Botë / Pamundësohet marrja e vizës për punë në SHBA

Pamundësohet marrja e vizës për punë në SHBA

Dekreti i ri i presidentit amerikan, Donald Trump, thuajse e ka pamundësuar marrjen e vizave të punës për në Shtetete e Bashkuara të shtetasve të huaj. Kreu i Shtëpisë së Bardhë firmosi dekretin e ri që favorizon punësimin e qytetarëve amerikanë.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka firmosur një dekret për të shqyrtuar programin e vizave të punës për në Shtetet e Bashkuara. Urdhëri ekzekutiv drejton agjencitë për zbatimin e rregullave të qeverisë në përjashtim të kontraktorëve të huaj nga ofertat për projektet e qeverisë. Ndërsa u jep përparësi punësimit të qytetarëve amerikanë. Trump firmosi dekretin e quajtur “Bli Amerikë, Punëso Amerikë”, gjatë një vizite në një fabrikë në shtetin e Uiskonsin.

Urdhëri ekzekutiv ka për qëllim të përmbushë premtimet e fushatës së presidentit republikan. “Më këtë veprim ne po i dërgojmë botës një sinjal të fuqishëm se ne do të mbrojmë punëtorët tanë, do të mbrojmë vendet tona të punë dhe më në fund do të vendosim Amerikën të parën”, u shpreh Trump.

Natyrisht dekreti i fundit është vetëm një pjesë e vogël e mbajtjes së premtimit elektoral, pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë gjatë fushatës ka thënë se do t’i japë fund plotësisht programit të vizave të punës për shtetasit e huaj.

Tashmë, në sajë të urdhërit të ri ekzekutiv, një shans për të siguruar punë në amerikë me anë të programit të vizave H-1B mund ta kenë vetëm shtetasit e huaj që janë shumë të kualifikuar.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *