Home / Lajme / Rajon / Panik në Gërdec, të shtëna me armë zjarri në një firmë ndërtimi

Panik në Gërdec, të shtëna me armë zjarri në një firmë ndërtimi

Disa të shtëna me armë zjarri kanë shkaktuar panik që në orët e para të mëngjesit në zonën e Gërdecit.

Persona të pa identifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një firme private të prodhimit të inerteve të ndërtimit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Gërdecit në aksin rrugor Durrës – Tiranë, ndërsa nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja model 56.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak mund të jetë bërë ndonjë konflikt i pronarit të firmës.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *