Home / Lajme / Maqedoni / Panov :Fermerët do të marrin dëmshpërblim për mbjelljet e ngrira

Panov :Fermerët do të marrin dëmshpërblim për mbjelljet e ngrira

Qeveria e Republikës së Maqedonisë qëndron pas të gjithë qytetarëve të rajonit të Tikveshit kryesisht vreshtarë, të cilët gjatë fundjavës së kaluar pësuan fatkeqësi natyrore, me ç’rast kulturat bujqësore u janë ngrirë deri në njëqind për qind. Këtë sot në konferencë për shtyp e deklaroi kryetari i qytetit të Kavadarit Aleksandar Panov, i cili paralajmëroi dëmshpërblim për të gjithë të cilët pësuan dëme.

“Këto ditë kemi disa komisione në përbërje të përzier të cilët do ta konfirmojnë dëmin. Pastaj do të vijojë përcaktim i përqindjes së dëmeve dhe vlerës së kompensimit të cilin duhet ta marrin të prekurit”, kumtoi kryetari.

Ai informoi rreth dokumentacionit të cilin duhet ta sigurojnë fermerët, që të mund të marrin dëmshpërblim.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *