Home / Lajme / Para Kuvendit qetë, në protestat janë lënduar mbi 100 persona

Para Kuvendit qetë, në protestat janë lënduar mbi 100 persona

Gjendja e sigurisë në rajonin qendror të qytetit, rreth dhe në Kuvend prej mbrëmë pas mesnate është normalizuar me vendosjen e rendit dhe qetësisë publike, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas informacioneve të MPB-së në protestat janë lënduar 109 persona.

Siç qëndron në kumtesë deri në ora 23:30 minuta në Spitalin e Qytetit 8 Shatori, Spitalin e qytetit, “Shën Klimenti i Ohrit” dhe në Qendrën klinike, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 70 qytetarë, 22 nëpunës policorë dhe tre deputetë. Në mënyrë shtesë në kazermën Gjorqe Petrov ndihmë mjekësore u është dhënë edhe shtatë personave tjerë.

Nga MPB theksojnë se për shkak të gjendjes së mëparshme të sigurisë MPB-SPB Shkup do të ndërmarrin masa dhe aktivitete shtesë me qëllim të mbrojtjes së sigurisë së qytetarëve, objekteve dhe sigurimit të gjendjes stabile dhe të volitshme të sigurisë.

Sipas informacioneve të MPB në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë pas mesnatës nuk ka pasur asnjë qytetarë, ndërsa ata që kanë protestuar kanë qenë jashtë Kuvendit.

Gjithashtu lexo

Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë zhvilluar në hollin e Kuvendit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *