Home / Kryesoret / Paramilitarët e “Këmishave të Zeza” do ta mbrojnë me dhunë Maqedoninë?!

Paramilitarët e “Këmishave të Zeza” do ta mbrojnë me dhunë Maqedoninë?!

“Paramilitaret” maqedonas kanë nënshkruar një kartë për bashkëpunim, ku ata thonë se janë të gatshëm ta mbrojnë vendin qoftë me mjete të dhunshme apo edhe paqësore, shkruan portali Plusinfo, transmeton Gazeta Express.

Një grup patriotësh me tatuazhe, të veshur me këmisha të zeza ku në gjoks mbajnë kryqe të mëdha, dje njoftuan se janë të gatshëm që ta “mbrojnë atdheun” nga armiqtë e mundshëm. Anëtarë të njëzet shoqatave patriotike në një takim në Veles kanë nënshkruar një “Kartë për bashkëpunim strategjik” dhe janë betuar se do te luftojnë me të gjitha mjetet e mundëshme kundër të gjitha formave të prishjes së rendit kushtetues në Republikën e Maqedonisë.

Siç shpjegojnë ata, qëllimet e “Frontit Kombëtar të Maqedonisë”, janë ruajtja e interesave kombëtare në këto kohëra të vështira kurse në kartën e tyre, ata kanë deklaruar se janë të gatshëm që të veprojnë me të gjitha mjetet që disponojnë, qofshin të dhunshme apo të jo dhunshme.

Sipas ish-kreut të inteligjencës ushtarake, Vladimir Pivovarov, këto shoqatat patriotike akoma nuk ngjajnë me formacioneve paraushtarake, por shumë lehtë mund të kthehet në diçka të tillë. Por policia duhet që të jetë vigjilente në kësi rastesh.

Me kritika të ashpra, për këto manifestime, është shpehur edhe deputetja e LSDM, Frosina Remenski, e cila tha se vetëm policia, ushtria dhe pjesa rezervë e tyre janë subjekte legale për mbrojtjen territoriale, suverenitetit dhe integritetit të vendit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *