Home / Lajme / Maqedoni / Parashikimi i motit për javën e ardhshme në Maqedoni

Parashikimi i motit për javën e ardhshme në Maqedoni

Sonte dhe nesër parashikohet të ketë ulje temperaturash dhe reshje shiu, njoftojnë nga Instituti për Punë Hidrometeorologjike. Në orët e pasditës pritet mot jostabil, vranësira mesatare ndërsa do të ketë kushte edhe për reshje të shiu, ku në disa pjesë të vendit do të jenë me intensitet më të madh.

Sinoptikani Boris Sekirarsi, njofton se nesër temperaturat pritet të jenë në intensitet nga 10 deri në 17 gjatë ditës, ndërsa në mëngjes nga 4 deri në 11 gradë celsius. Ndërsa, gjatë orëve të pasditës priten reshje shiu me intensitet më të madh.

Ndërsa të martën, bën të ditur Sekirarski parashikohet të ketë ngritje të temperaturave dhe nga e enjtja përsëri ulje.

Ndërkaq nga Enti për Punë Hidrometeorologjike thonë që fundjavën e ardhshme temperaturat do të vazhdojnë të jenë të ulëta.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *