Home / Lajme / Botë / Parlamenti i Paraguajit e hodhi poshtë propozim-ligjin për rizgjedhje të presidentit të shtetit

Parlamenti i Paraguajit e hodhi poshtë propozim-ligjin për rizgjedhje të presidentit të shtetit

Dhoma e Poshtme e Parlamentit të Paraguajit i hodhi poshtë ndryshimet e propozuara të Kushtetutës, që duhej t’i zgjerojnë dispozitat për vazhdim të mandatit të presidentit të shtetit me rizgjedhje të tij, transmeton TASS.

Para përafërsisht katër javë Senati, me votim të fshehtë, e aprovoi këtë masë të propozuar, që shkaktoi trazira nëpër vend, që u shndërruan në përleshje të hapura.

Sipas një përfaqësuesi të partisë qeveritare, Dhoma e Poshtme – pallati i deputetëve – me 78 vota dhe një abstenim e hodhi poshtë ligjin.

Çështja për rizgjedhje të presidentit është rast për tensione të fuqishme në Paraguaj, ku ende janë gjallë kujtimet për huntën ushtarake 35-vjeçare, që përfundoi në vitin 1989.

Pas votimit të sotëm një turmë njerëzish e përshëndetën vendimin e deputetëve para ndërtesës së Parlamentit.

Fillimisht pohohej se iniciativa ka për qëllim që t’i ndihmojë presidentit Orasio Kartes që të qëndrojë në pushtet. Para përafërsisht dy javë, ai deklaroi se nuk do të kandidojë në zgjedhjet në vitin 2018, madje edhe në qoftë se Parlamenti e miraton reformën.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *