Home / Lajme / Maqedoni / Partitë fillojnë përgatitje për zgjedhjet që nuk dihet se kur do të mbahen

Partitë fillojnë përgatitje për zgjedhjet që nuk dihet se kur do të mbahen

Partitë politike kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale. Burime partiake njoftojnë se në pjesën dërmuese të partive, kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e kandidatëve me të cilët do të pretendojnë të udhëheqin komunat në mandatin e ardhshëm katër vjeçar,

Në këtë fazë partitë e veçanërisht ato që deri më tani kanë qenë në pushtet kanë filluar të bëjnë hulumtime dhe analiza të të gjitha figurave lokale partiake. Fillimisht secila degë ka dërguar emra nëpër shtabet qendrore partiake ku më pas organet më të larta drejtuese kanë filluar të analizojnë mundësitë e secilit kandidat për të fituar.

Por këto përgatitje po bëhen në një atmosferë kur nuk ka asnjë sinjal për mbajtjen e zgjedhjeve lokale edhe pse tanimë janë shkelur të gjitha afatet ligjore. Ligjërisht zgjedhjet mbahen 70 ose 90 ditë pas ditës së shpalljes. Sipas këtij kalendari zgjedhjet më së shpejti mund të mbahen më 25 qershor por me kusht nëse ato shpallen javën e ardhshme.

Ndërkohë ministrja e pushtetit lokal ka konfirmuar se edhe përkundër gjetjes së një zgjidhje që ju dha mandate këshillave dhe kryetarëve deri më 15 maj, përsëri rrezikohet funksionimi i pushtetit lokal. Rreziku më i madh mbetet pas 15 majit. Në një intervistë për portalin faktor, ministrja e pushtetit lokal Shyrete Elezi, thotë nëse nuk gjendet zgjidhje e shpejtë qytetarët rrezikojnë të ngelin pa shërbimet e nevojshme komunale.

Shpallja e zgjedhjeve lokale varet nga tejkalimi i krizës aktuale politike dhe institucionale. Zgjedhjet i shpall kryetari i Kuvendit i cili është nuk është zgjedhur për shkak të zvarritjes së procedurave parlamentare ky dy javë, deputetët kanë shpenzuar me polemika dhe ende nuk është formuar as komisioni për zgjidhje dhe emrin.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *