Home / Kryesoret / Partitë shqiptare i reagojnë Ivanovit – (VIDEO)

Partitë shqiptare i reagojnë Ivanovit – (VIDEO)

Deklarata e Presidentit Ivanov për të përditshmen austriake “VinerCajtung” sipas partive shqiptare është nxitëse dhe nuk kontribuon marrëdhëniet ndëretnike. BDI-ja përgënjeshtroi Ivanovi i cili tha se një bisedë telefonike ka qenë shkaktari i mos-vazhdimit të qeverisjes me VMRO –BDI. Deklarata e Ivanovit për telefonatën e supozuar, sipas zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmani, është shpifje e presidentit i cili është në mbrojtje të partisë së Gruevskit.

Asnjë faktor nga jashtë nuk ka ndikuar në vendimin e BDI-së, ky vendim ka qenë konsensual dhe i brendshëm i BDI-së, në momentin kur kemi konstatuar se koalicionimi me VMRO-në nuk i plotëson pritshmërinë tonë për një koalicion në këtë konstalacion. Ashtu që edhe njëherë do ti hedh poshtë këto shpifje që përdoren në luftën ditore politike edhe nga Ivanovi, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së, transmeton Televizioni Koha.

Edhe nga Lëvizja Besa intervistën e Ivanovit për të përditshmen austriake “VinerCajtung” e vlerësuan si nxitëse që nuk reflekton pozitivisht në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve.Ndërsa për telefonatën e supozuar, Ibrahimi tha se nukështë për tu habitur nëse ndodh edhe një telefonatë tjetër e cila do të vazhdonte qeverisjen mes BDI-së dhe VMRO DPMNE-së.

Ai tha se ata veç ishin marrë vesh për të bashkëpunuar për një qeveri të ardhshme, dhe se ka ndodhur një telefonatë që ka prishur këtë bashkëpunim. Kjo me fjalor tjetër i bie të themi se ata akoma e vazhdojnë lidhjen e tyre dashurore dhe mund të presim një telefonatë tjetër e cila mund ti bashkojë ata përsëri , deklaroi Zeqirija Ibrahimi, nga Lëvizja Besa, transmeton Televizioni Koha.

Ndërsa Aleanca për shqiptarët vendosën mos të komentojnë paraqitjen e fundit të kreut të shtetit Ivanov. Sipas Aleancës deklaratat e Ivanovit nuk janë kredibile dhe në çdo paraqitje të tij ai më tepër përkeqëson situatën politike në Maqedoni.

 Deklaratat e të ashtuquajturit president nuk janë kredibile dhe nuk shkojnë në favor të zgjidhjes së krizës politike. Fatkeqësisht, çdo paraqitje e tij është në shërbim të përkeqësimit të situatës , thonë nga Aleanca për Shqiptarët, transmeton Televizioni Koha.

Ivanovi nuk e përjashtoi as mundësinë e arrestimit të liderit opozitar lidhur me sigurimin e bisedave të përgjuara telefonike ndërsa kritikoi edhe qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare për mos-dënimin e deklaratës së partive politike shqiptare. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *