Home / Kryesoret / Partitë shqiptare presin hapin e parë të LSDM-së

Partitë shqiptare presin hapin e parë të LSDM-së

Partitë shqiptare të cilat mbështesin shumicën parlamentare në Kuvend, presin veprime konkrete nga LSDM-ja në drejtim të zhbllokimit të Kuvendit. Të pyetur nga Alsat, partitë shqiptare thuajse njëzëri shprehen se guximin ia kanë besuar liderit të LSDM-së Zoran Zaev. Nga Lëvizja Besa thonë se nënshkrimet e tyre për shumicën e re nënkuptojnë pritje të iniciativave konkrete nga mandatari.

Për të filluar procesi duhet një iniciativë konkrete. Në jemi në pritje të ndonjë iniciative konkrete për zhbllokimin e Kuvendit – deklaroi Orhan Murtezani, zëdhënës i Lëvizjes Besa.

Aleanca për shqiptarët sheh nevojën që partitë brenda shumicës të qartësojnë qëndrimet e tyre.

Shpresojmë që parti të caktuara politike të definojnë pozicionet e tyre në këtë aspekt dhe të jenë më të qarta në këtë proces se janë ose nuk janë për të zgjidhur këtë krizë – deklaroi Flakron Bexheti, zëdhënës i Aleancës për shqiptarët.

Nga ana tjetër BDI nga qëndrimet e paqarta të saja shfajësohet me dilemat që ekzistojnë në LSDM. Sipas zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmani, partia e Ahmetit ka betonuar qëndrimin e saj, ndërsa hapat e ardhshëm për zgjedhjen e kreut të Kuvendit pa prezencën e VMRO-DPMNE-së, varen nga LSDM-ja.

Janë bërë debate mes partive politike. Më shumë dilemat janë në LSDM për këtë variant se sa në BDI sepse një variant i tillë mund ta ngulfate procesin edhe më shumë ashtu sikurse edhe mund të jetë zgjidhje për këtë proces. Megjithatë askush nuk mund të jetë i sigurt se çka ndodh nesër pas atij varianti. Pra më shumë ka dilema në LSDM për këtë variant se sa në BDI. Ne jemi në koordinim me LSDM dhe them edhe njëherë kemi qëndrim të kristaltë rreth formimit të Qeverisë së re reformuese dhe shumicës së re parlamentare – deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Socialdemokratët sonte pritet të mbajnë edhe mbledhje të kryesisë qendrore. Nga partia e Zaev nuk shpalosin pikat për të cilat do të flitet dhe nëse nga mbledhja mund të priten hapa konkret për zhbllokimin e Kuvendit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *