Home / Lajme / Rajon / Pas shtetësisë, është e mundur që Shqipëria të kërkojë ekstradim të Haradinajt

Pas shtetësisë, është e mundur që Shqipëria të kërkojë ekstradim të Haradinajt

Pasi dje presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i dha shtetësi liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk përjashtohet mundësia që Shqipëria të kërkojë ekstradimin e tij nga autoritetet franceze.

Sipas profesorit të së drejtës penale ndërkombëtare, Ismet Salihu, thotë se sipas konventave ndërkombëtare, Shqipëria ka të drejtë të kërkojë ekstradimin e Haradinajt.

“Në rastet kur dy-tri shtete e kërkojnë një person për të njëjtën vepër, atëherë përparësi ka shteti shtetësinë e të cilit e ka personi. Nëse vjen deri te kjo, Shqipëria ka të drejtë ta kërkojë ekstradimin”, tha Salihu për Radio Kosovën.

Në këtë mënyrë, sipas profesorit Salihu, Serbia nuk ka gjasa ta ekstradojë Haradinajn.

“Mundësia e ekstradimit në Serbi është zero, për shkak se sipas konventave ndërkombëtare, pengesë kryesore është nëse ai shtet nuk garanton gjykim të drejt, të paanshëm, të pandikuar politikisht”, tha Salihu.

Nga ana tjetër nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ahmet Isufi pret që në këtë seancë përfundimisht do të merret vendimi për kthimin e Haradinajt në Kosovë. Isufi nuk beson se do të ketë shtyrje të tjera.

Pas disa shtyrjeve, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj enjten pritet të dalë para Gjykatës së Kolmarit në Francë. Në partinë e tij presin që në këtë seancë do të merren vendimi përfundimtar për kthimin e Haradinajt në Kosovë.

Profesori i së drejtës penale ndërkombëtare, Ismet Salihu, i cili drejton Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, i quan absurde akuzat e Serbisë, për faktin se sipas tij, pretendimet e shtetit serb ndaj Haradinajt janë zero, me krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *