Home / Lajme / Maqedoni / Pas shumë tentimesh, PSP-ja futet në Telekom Maqedonia

Pas shumë tentimesh, PSP-ja futet në Telekom Maqedonia

Takimi i paralajmëruar ndërmjet Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe Telekomit të Maqedonisë është duke u realizuar sot. Prokurorja speciale, Lençe Ristoska, me ekipin e saj tashmë gjenden në Telekom,

Takimi vjen pas disa tentimeve që PSP-ja të bëjë kontrolle në Telekom në lidhje me aferën e përgjimeve, por që Gjykata nuk i dha mandat. Interesant është fakti që takimi do të realizohet me përfaqësuesit gjerman të Telekom Maqedonia, por jo edhe ato vendor.

Nuk ka të dhëna tjera nëse ekipi do të kryej kontrolle në Telekom, apo do të ketë fillimisht takim me ekipin gjerman. Sipas Nova Tv, PSP-ja nuk mund të dijë saktë se sa persona janë përgjuar, pasi që Telekomi nuk ka lejuar qasje në dokumentacione.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *