Home / Kuriozitete / Pasi humbi punën dhe të dashurën, fitoi 195 kilogramë – sot është trajner fitnesi dhe të gjithë ia kanë lakmi për muskujt (Foto/Video)

Pasi humbi punën dhe të dashurën, fitoi 195 kilogramë – sot është trajner fitnesi dhe të gjithë ia kanë lakmi për muskujt (Foto/Video)

Një i ri nga Atlanta e Shteteve të Bashkuara i cili dikur peshonte plot 195 kilogramë, thotë se po të mos ishin paralajmërimet e rrepta të mjekëve ai sigurisht sot do të ishte i vdekur.

Luis Trigo 30-vjeç, thotë se kishte vendosur të heq dorë nga ushqimi i yndyrshëm dhe ëmbëlsirat, vetëm atëherë kur mjekët i thanë stop “ose do të përfundosh në varr”, transmeton Telegrafi.

Kështu ai vendosi t’i nënshtrohet dietave dhe vazhdimisht të ushtrojë në palestër, dhe brenda pak viteve arriti ta rikthej peshën që e kishte pasur shumë vite më parë.

Falë këtij përkushtimi, ai sot peshon vetëm 75 kilogramë, dhe shumicën e masës trupore e ka muskuj dhe këtë gjë më së miri e dëshmojnë fotografitë e postuara më poshtë.

Qysh si nxënës i shkollës së mesme Luis kaloi në mbipeshë, por në momentin që gjeti vendin e tij të parë të punës, trupi filloi t’i bëhej edhe më shumë i rrumbullakët.

“Fillova të lodhem shpejt dhe mezi arrija të qëndroja në këmbë. Kështu një ditë e kuptova se nuk do të mund të qëndroj edhe shumë në këmbë, dhe ky parashikim doli ashtu si e kisha pritur. Shefi më pushoi nga puna, pasi nuk i kryeja punët si duhej”, ka deklaruar i riu nga Shtetet e Bashkuara.

 Por ajo çfarë i “ndihmoi” atij të shtojë më shumë në peshë, është fakti se në atë kohë përpos që kishte mbetur pa punë ai u nda edhe nga e dashura me të cilën ishte në lidhje për shumë vite, dhe pa të cilën nuk mund ta imagjinonte jetën.

Dhe duke parë se nuk mund të kryente as nevojat e tij personale, vendosi ta vizitojë mjekun i cili i tha se duhet të heq dorë nga kjo mënyrë e jetës nëse dëshiron të jetojë.

Ky paralajmërim i mbeti atij në kokë për një kohë të gjatë, dhe kështu vendosi t’i nënshtrohet dietave dhe ushtrimeve fizike. Dhe falë angazhimit të madh ai formoi linja trupore të cilat të gjithë meshkujt ëndërrojnë t’i kenë.

Ndërsa sot ai mban epitetin e njërit prej trajnerëve më të njohur personal të fitnesit. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *