Home / Lajme /  Pavlevski: Për tre javë nuk do të ketë pushtet lokal – (VIDEO)

 Pavlevski: Për tre javë nuk do të ketë pushtet lokal – (VIDEO)

Për tre javë më 15 maj, kryetarët dhe këshilltarët e Komunave do të humbasin tërësisht ingerencat e tyre dhe autorizimet, ka thënë në konferencë për shtyp, Dejan Pavlevski, kryetar i Komisionit për qeverisje lokale të LSDM-së.

“Duhet menjëherë të ndalojë sjellja jo e logjikshme e Nikolla Gruevskit dhe udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së. Këto njerëz të papërgjegjshëm nëpërmjet kërcënimeve për dhunë po e bllokojnë tërë sistemin shtetëror, që për tre javë do të thyhet mbi ekzistimin e qytetarëve me kaos në shtet”, tha Pavlevski.

Sipas tij, me bllokimin e Kuvendit, deputetët e VMRO-DPMNE-së po bllokojnë edhe zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit i cili është i vetmi që mund të caktoj zgjedhjet lokale.

“Në kushte të tilla, kur nuk ka datë të re për zgjedhjet lokale, ndërsa kryetarët dhe këshilltarët humbin tërësisht autorizimet e tyre, po vihet në pyetje e tërë puna e Komunave, si dhe puna e ndërmarrjeve publike, shkollat, çerdhet, qendrat ditore për përkujdesje sociale si dhe gjithë ndërmarrjet që janë në kompetenca të komunës”, ka theksuar Pavlevski.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *