Home / Kryesoret / PDSH: Shqiptarët të mos bien pre e provokimeve dhe të ruajnë gjakftohtësinë

PDSH: Shqiptarët të mos bien pre e provokimeve dhe të ruajnë gjakftohtësinë

Partia Demokratike Shqiptare përmes një kumtese për Telegrafi Maqedoni, ka reaguar ndaj situatës aktuale në Kuvendin e Maqedonisë. Ata theksojnë se po ndjekin me vëmendje zhvillimet e situatës së krijuar sot në Kuvend dhe dënojnë dhunën e ushtruar ndaj deputetëve dhe gazetarëve.

“Partia Demokratike Shqiptare apelon tek shqiptarët që në asnjë mënyrë të mos bien pre e provokimeve dhe të ruajnë gjakftohtësinë.
 Apelojmë tek faktori ndërkombëtarë që urgjentisht të ndërhy me qëllim të parandalimit të përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës”, thuhet në reagimn e PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *