Home / Lajme / Rajon / Për një vit mbi 30.000 emigrantë kanë mbërritur në ishujt grekë, por vetëm 944 janë kthyer në Turqi

Për një vit mbi 30.000 emigrantë kanë mbërritur në ishujt grekë, por vetëm 944 janë kthyer në Turqi

Mijëra emigrantë po mbërrijnë në ishujt grekë, por shumë pak e kanë braktisur Greqinë. Njëkohësisht, edhe krahas uljes së fluksit të emigrantëve drejt ishujve, që me përqindje mbërriti deri në 97 për qind pas zbatimit të marrëveshjes midis BE-së dhe Turqisë, mijëra persona, në kushte shumë të vështira, janë bllokuar në pikat e nxehta të ishujve Lezbos, Hios, Samos, Kos dhe Leros, transmeton gazeta “Katimerini”.

Gazeta citon të dhëna të Komisionit Evropian, që tregojnë se nga 20 marsi i vitit 2016 deri më 4 prill të vitit 2017 në ishujt grekë kanë mbërritur 30.565 emigrantë, ndërsa në intervalin e njëjtë mezi 944 persona janë kthyer në Turqi, si realizim i marrëveshjes.

Paralelisht me këtë, 7.220 refugjatë dhe ata të cilët kanë kërkuar azil, nga ishujt janë transferuar në brendësinë e Greqisë, sepse autoritetet ua ka aprovuar kërkesat e azilit ose sepse është vendosur se duhet të zhvendosen, për shkak se kjo në rast më të madh kanë qenë fëmijë dhe familje

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *