Home / Kryesoret / PËR PAK NUK KANË KRISUR ARMËT E USHTARËVE SHQIPTARË NË KAZERMËN E KUMANOVËS?!

PËR PAK NUK KANË KRISUR ARMËT E USHTARËVE SHQIPTARË NË KAZERMËN E KUMANOVËS?!

Shumica e ushtarëve që kanë penguar bashkëshortin e një deputetes së VMRO-DPMNE-së të futet në kazemërn e Kumanovës me veturën e “stolisur” me simbole nacionaliste, kanë qenë shqiptarë, raporton Iportal, duke sjellë detaje të reja nga incidenti i sotëm te kazerma e Kumanovës, transmeton Gazeta Lajm.

“Në tentimin e tij për të hy në kazermën e Kumanovës, bashkëshorti i deputetes së VMRO-DPMNE-së është penguar nga rojtarët e kazermës të cilët kryesisht janë shqiptarë dhe vetëm përmbajtja e oficerit kujdestar ka penguar eskalimin e këtij incidenti me përdorim të mundshëm të armëve”, kanë thënë burime të I-Portal.

Vetura e tij gjatë kohë ka qëndryer te hyrja e kazermës, duke pamundësuar hurje-dalja e veturave motorike nga kazerma, kurse është krijuar edhe tollovi trafiku në rrugën kryesore para kazermës.

Ndryshe sipas I-Portal, sot në hyrje të kazermës së Kumanovës ka ndodhur një incident që e ka shkaktuar bashkëshorti i një deputete të njohur të VMRO-DPMNE-së, ish drejtoreshë një enti shtetërorë në Kumanovë, njofton Iportal.

Bashkëshorti i deputetes, ndryshe i punësuar në ARM si nënoficer, sipas dëshmitarëve okularë, ka tentuar me dhunë të futet në hapësirën e kazermës e cila ka qenë e stolisur me transparente të lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët” e cila organizon protestat kundër Platformës Shqiptare, transmeton Gazeta Lajm.

Ai një ditë më parë është paralajmëruar nga komandanti i garnizonit që t’i largojë transparentet nga vetura sepse nuk do t’i lejohet qasje në kazermë.

Sipas gjitha gjasave bëhet fjalë për taktikë të re për nxitjen dhe provokimin e tensioneve ndëretnike mes të punësuarve në ARM. Kjo mund të shkaktojë pasoja serioze duke pas parasysh se bëhet fjalë për personel që gjatë tërë kohës është me armë, kurse numri më i madh i të punësuarve në kazermë janë shqiptarë, konstaton I-Portal.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *