Home / Lajme / Rajon / Për tre muaj, 24 bebe kanë vdekur pas lindjes

Për tre muaj, 24 bebe kanë vdekur pas lindjes

Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, kanë lindur 2470 fëmijë, derisa numri i vdekjeve të bebeve ka arritur në 24, sipas raportit të Klinikës së Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të kësaj klinike, dr. Xhevdet Gojnovci, thotë se ky numër është 9.8 promil dhe në nivel me vendet e rajonit, shkruan Gazeta Shneta.

Ai thotë se vdekshmëria te foshnjat me peshë 500 deri 999 gramë, është shumë e lartë me mbi 80 për qind dhe sipas tij, mbijetesa e tyre është e vështirë edhe në vendet me mjekësi bashkëkohore.

“Edhe nëse mbijetojnë, 75 për qind e rasteve mbesin me invaliditet”, deklaron Gojnovci.

Ai rendit katër shkaqet kryesore që shkaktojnë vdekjet e foshnjave: Perinatale (Asfiksioni, Hemoragjit intracerebrale etj); Prematuriteti me komplikime; Anomalit (të zemrës, multisistemike, gjenetke etj) dhe Infeksionet.

Doktori tregon tutje se në tre mujorin e parë të këtij viti, 231 foshnje kanë lindur premature, që është rreth 10 për qind e numrit të përgjithshëm.

“90 për qind e foshnjave premature  që janë trajtuar në Klinikën e Neonatologjisë gjatë këtij tremujorit  kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore”, thotë ai.

Sipas Gojnovcit, vetëm pesë raste janë referuar për trajtim pas skriningut të retinopatisë në Oftalmologji.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *