Home / Lajme / Maqedoni / Përfundon projekti për implementim të Direktivës për emisione industriale 2010/75/BE

Përfundon projekti për implementim të Direktivës për emisione industriale 2010/75/BE

Në Qendrën informative të BE-së në Shkup sot do të shënohet përfundimi i Tuining projektit “Përforcim i kapacitetit administrative në nivel lokal dhe qendror për transponim dhe implementim të Direktivës së re për emisione industriale 2010/75/BE”.

Në ceremoni janë paralajmëruar fjalime të zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Arbër Ademi, ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, udhëheqësit të Repartit për infrastrukturë, bujqësi dhe politika sociale në Delegacionin e Bashkimit Evropian Mauro Di Veroli, dhe ambasadorëve të Austrisë dhe Spanjës – Renate Kobler dhe Ramon Abaroa Karanza.

Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian përmes IPA-s me 900.000 euro, ndërsa realizohej nga tetori i vitit 2015 deri në prill të këtij viti.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *