Home / Kryesoret / Përfundon storja e ujësjellësit në Tetovë – (VIDEO)

Përfundon storja e ujësjellësit në Tetovë – (VIDEO)

 

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, ka kërkuar edhe një mandate që të rregullohet rrjeti shpërndarës i ujësjellësit në Tetovës, që të kompletohet tërësisht storja 20 vjeçare e problemit të ujit të pijshëm. Sipas saj, rrjeti i ujësjellësit dhe stacioni i filtrimit janë përfunduar për tre vite dhe janë harxhuar rreth 4 milion euro. Kjo është theksuar gjatë pranim dorëzimit të projektit teknik për ujësjellësin e Tetovës nga ana e Ministrit të Ekologjisë Bashkim Ameti.

“Mendoj se për një mandat rrjeti i ujësjellësit dhe stacionit i filtrimit janë të mjaftueshëm dhe mendoj se me një projekt të mirë dhe financim të mundshëm për shembull nga Banka Botërore për Zhvillim, mund të bëhet një ndryshim i madh i rrjetit të ujësjellësit, por ajo do të kërkojë procedurë dhe një mandate tjetër katër vjeçar”, theksoi Arifi, transmeton Televizioni Koha.

Ajo shtoi se pavarësisht se do të jetë candidate apo jo, megjithatë projektet kapitale për qytetin e Tetovës do të duhet të vazhdojnë dhe ata nuk duhet të jenë të lidhura me një individ apo parti politike. Në ndërkohë lidhur me projektin e ujësjellësit dhe të stacionit të filtrimit Teuta Arifi tha se këta dy projekte janë realizuar me rreth 4 milion euro.

“Sa i përket gypit të ujësjellësit mjetet janë të buxhetit të shtetit përmes Ministrisë së Ekologjisë dhe vlera është rreth 2 milion euro, ndërsa stacioni i filtrimit poashtu kap të njejtën vlerë por mënyra e financimit është ndryshme pasi që 1 milion e 200 mijë euro janë mjete nga Kredia e Bankës për Zhvillim dhe 800 mijë euro mjete të buxhetit të komunës. Dëshiroj të theksoj se dhe punët rreth sistemit të filtrimit janë duke shkuar ashtu siç duhet, janë kryer disa testime, dhe tashmë janë duke u vendosur filtrate që është faza e fundit e këtij projekti dhe storja e e ujit të pijshëm këtë pranverë për qytetarët e Tetovës është e përmbyllur ”, tha Teuta Arifi, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, ujësjellësi i  Tetovës ka filluar të ndërtohet para 18 viteve dhe janë harxhuar shumë mjete dhe janë keqpërdorur por deri më tash askush nuk është marrë në përgjegjësi. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *