Home / Lajme / Botë / Përleshje mes anti-fashistëve dhe policisë pas fitores së Makron dhe Le Pen

Përleshje mes anti-fashistëve dhe policisë pas fitores së Makron dhe Le Pen

Përleshje mes militantëve anti-fashistë dhe forcave të sigurisë kanë shpërthyer mbrëmë në sheshin Bastilia dhe në rrugët fqinje, pothuajse menjëherë pas publikimit të rezultateve nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale, njofton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

Disa qindra të rinj “anti-fashistë” janë tubuar mbrëmë në Plas de la Bastilia në Paris, kundrejt policisë, menjëherë pasi që u bënë të ditura rezultatet e para nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale, sipas të cilave në rrethin e dytë final hynë Marin Le Pen dhe Emanuel Makron.

Policia i ka sulmuar protestuesit, të cilët u gjenden në udhëkryqin rrethor dhe në shkallët e Operës Bastilia, pasi që mbi ta u hodhën shishe dhe mjete shpërthyese nga ana e të rinjve, disa prej të cilëve ishin të maskuar dhe të veshur me të zeza.

Tre persona janë arrestuar, kumtoi policia.

Në thirrje të lëvizjeve “anti-fashiste”, të cilët kërkuan që të organizohet “nata e barrikadave”, rreth 300 protestues u tubuan menjëherë pas orës 20:00. Forcat e sigurisë, të cilët ishin në numër të madh, në mënyrë parandaluese e ndërprenë trafikun, tek sheshi historik në Paris.

Në përfundim të raundit të parë të votimit, Eksit Pollit sugjerojnë se Makron ka siguruar 23.75 për qind të mbështetjes ndërsa udhëheqësja e Frontit Nacional 21.53 për qind.

Sipas projektimeve kandidati i konservatoreve Fransoa Fijon dhe i majti Zhan Luk Melensho kanë siguruar respektivisht, 19.9 për qind dhe 19.3 për qind të votave duke u larguar nga gara e fortë, e luftuar deri në momentet e fundit.

Le Pen falenderoi votuesit e saj për atë që e quajti rezultat historik dhe u zotua të mbrojë shtetin francez dhe pavarësinë e tij.

Dalja në zgjedhje është rreth 77 për qind, respektivisht para kutive të votimit nuk u paraqitën vetëm 23 për qind, që është më shumë në krahasim me vitin 2012, kur nuk votuan 18.63 për qind e votuesve.

Cilido të jetë fituesi i balotazhit të 7 majit, votimi shënon një shkëputje nga partitë e majta dhe të qendrës së djathtë që kanë dominuar për një kohë të gjatë politikën franceze.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *