Home / Lajme / Përleshje mes bandave të drogës, valë e frikshme vrasjesh në vendin e ‘El Chapo’

Përleshje mes bandave të drogës, valë e frikshme vrasjesh në vendin e ‘El Chapo’

Të paktën 35 persona u vranë gjatë fundjavës në Meksikë, sipas zyrtarëve lokalë, në përleshje mes bandave të drogës.

Në shtetin e Sinaloa, 12 persona u vranë në incidente të ndryshme që nga orët e agimit të së dielës, sipas zyrtarëve lokalë.

Luftërat midis bandave janë rritur në zonë pas arrestimit vitin e kaluar të shefit të kartelit të Sinaloa, Joaquin “El Chapo” Guzman, i cili u ekstradua në janar në Shtetet e Bashkuara.

Nëntë vetë u vranë në atë që prokurorët thanë të dielën se ishte një betejë me armë midis bandave rivale të drogës në malet e shtetit bregdetar të Meksikës, Michoacan. Përplasja me armë ndodhi të shtunën.

Dhuna në Meksikë është ndjeshëm që nga viti 2011. Në mars, janë regjistruar 2.020  vrasje, shifra më e lartë që nga qershori 2011, sipas të dhënave të qeverisë meksikane, raporton “Reuters”.

Presidenti Enrique Pena Nieto po përballet me kritika në rritje lidhur me trajtimin e rritjes së dhunës.

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *