Home / Lajme / Kronika e zezë / Përplas 67 vjeçarin teksa po ecte anash rrugës, shoferi largohet por…

Përplas 67 vjeçarin teksa po ecte anash rrugës, shoferi largohet por…

Një 30 vjeçar ka përplasur në zonën e njohur si Pishat në Fushë Bulqizë, një kalimtar i cili po ecte anash rrugës.

67 vjeçari me inicialet J.D ka mbetur i plagosur dhe po transportohet për në kryeqytet për ndihmë më të specializuar.

I riu, shtetasi Aurel L, i cili po drejtonte mjetin e tij Mercedes Benz e ka goditur të moshuarin dhe menjëherë pas aksidentit është larguar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe pas pak minutash është bërë i mundur edhe arrestimi i 30 vjeçarit.

Drejtuesi i automjetit  është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme. Gjithashtu është bllokuar në cilësinë e provës materiale  edhe automjeti tip Benz me targa AA 295 OZ Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes/ Gazeta Express

 

Gjithashtu lexo

28 vjeçarja shqiptare që u dogj në azil, vetë ia vuri flakën objektit

Gruaja 28-vjeçare nga Shqipëria, e cila u gjet e vdekur pas shpërthimit të zjarrit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *