Home / Shëndeti / Përse flokëkuqet janë të veçanta?

Përse flokëkuqet janë të veçanta?

Gjeni MC1R është fajtori kryesorë përse ekzistojnë flokët e kuqe. Edhe pse e kemi ditur se flokëkuqet janë të veçanta nga jashtë, tani kemi dëshmi se edhe nga brënda janë poashtu të veçanta.

Janë shumë të rralla. Edhe pse gjeni MC1R është zbuluar para vetëm 15 viteve, nuk është e njohur saktë sa njerëz me flokë të kuqe ka në botë, por vlerësohet në vetëm 1 deri 2 përqind.

 Janë më të ndjeshme ndaj barnave kundër dhimbjeve

Personat me flokë të kuqe duhet të marrin doza shumë më të vogla të barnave kundër dhimbjeve që të ndjejnë lehtësimin dhe arrijnë të njëjtin nivel të tolerancës sikurse edhe personat tjerë.

Ndjejnë ndryshimin e temperaturës shumë më saktë

Personat me flokë të kuqe shumë më saktë e ndjejnë ndryshimin e temperaturës dhe me më shumë intenzitet se sa personat me ngjyrë tjetër të flokëve. Nëse jeni vajzë bjonde e cila ankohet se ka ftohtë, ta dini se shoqja juaj me flokë të kuqe e ka edhe më ftohtë.

Lexoni edhe këtë:   10 arsyet pse vajzat janë më të bukura dhe më tërheqëse në vjeshtë!

Prodhojnë vetë vitaminën D

Vendet e Evropës Lindore kanë numrin më të madh të personave me flokë të kuqe, dhe për këtë ekziston arësyeja. Lëkura e tyre ka shkëlqyer me kohën sepse kanë qenë më pak të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit. Nga ana tjetër, njerëzit me ten më të errët kanë zhvilluar blokadën për rrezet UV të dëmshme, por në këtë proçes kanë humbur edhe aftësinë e prodhimit natyral të sasive të larta të vitaminës D.

Zmadhon rrezikun për marrjen e sëmundjeve të caktuara

Personat me flokë të kuqe kanë dyfishin e rrezikut të zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit dhe melanomës.

Thinjen rrallë

Flokët e tyre më parë kalojnë në ngjyrë bakri, pastaj bëhen të verdha dhe në fund të bardha, duke tejkaluar plotësisht fazën e ngjyrës gri.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *