Home / Lajme / Botë / Përse kurrë nuk bën të gaboni ndaj prindërve: Jeta edhe më vrazhdë jua kthen gjithçka të bëni!

Përse kurrë nuk bën të gaboni ndaj prindërve: Jeta edhe më vrazhdë jua kthen gjithçka të bëni!

Përse kurrë nuk bën të gaboni ndaj prindërve: Jeta edhe më vrazhdë jua kthen gjithçka të bëni!Gjithë atë që ju ua bëni prindërve tuaj, priteni si bumerang nga fëmijët tuaj, madje edhe më keq.

LEKSIONI që ia vlen të mësohet.

Na ishte njëherë një plakë e lodhur, së cilës, kur i vdiq bashkëshorti i saj i dashur, shkoi të jetonte me të birin, nusen dhe nipin.

Çdo ditë e më shumë të parët dhe të dëgjuarit e saj përkeqësoheshin. Ndonjëherë duart i dridheshin aq shumë sa që kokrrat e bizeles na pjata e saj binin në dysheme, ndërkaq supa i rridhte nga gota.

Djali dhe nusja nuk mund t’i ndihmonin, mirëpo nevrikoseshin për shkak të rrëmujës që e bënte.

Dhe një ditë thanë: “Se u teprua, u teprua”, sa që për të vendosen një tavolinë të vogël në një qoshe pranë dollapit dhe i jepnin atje të hante vetë të gjitha racionet.

Gjatë kohës së ngrënies, ajo mund t’i shikonte nga ana tjetër e dhomës, me sytë plot lot, mirëpo ata me vështirësi bisedonin me plakën, porse që e qortonin kur i binte luga apo piruni në dysheme.

Një natë, pikërisht para darke, djali i vogël u ul për të luajtur me lodra.

“Çfarë po bën ashtu” e pyeti babai i befasuar”.

“Po e punoj një tavolinë të vogël për ty dhe nënën, që të mund të hani vetë në qoshe kur unë të rritem”, i tha djali duke buzëqeshur.

Babai dhe e ëma mbetën pa fjalë saqë iu duk që zgjati tërë jetën. Dhe atëherë filluan të qanin – në atë çast u vetëdijesuan për veprat që ia kishin bërë plakës dhe për vajtjet që ua kishin shkaktuar.

Po atë mbrëmje e kthyen plakën në vendin e vërtetë të saj pranë tavolinës së madhe dhe nga ajo ditë gjithmonë hante bashkë me ta.

Dhe kur ndonjë copë buke binte në dysheme, apo piruni i binte nga dora, më askujt nuk i linte përshtypje.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *