Home / Lajme / Kronika e zezë / Persona të maskuar masakrojnë një djalë të ri

Persona të maskuar masakrojnë një djalë të ri

Një person është masakruar mbrëmjen e sotme në qytetin lagjen “1 maji” në Korçë. Personi i qëlluar me sende të forta është dërguar dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit.

Burime nga policia thanë se kanë qenë disa persona të maskuar të cilët kanë qëlluar mbi të riun duke e lënë gati të vdekur.

Mësohet se i riu ishte duke u kthyer për në banesën e tij, kur është sulmuar nga personat e panjohur.

Kanë nisur hetimet për identifikimin e tyre, ndërsa pritet edhe dëshmia e të plagosurit.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *