Home / Lajme / Botë / Pesë persona e kanë humbur jetën gjatë zjarrit në Nju-Jork

Pesë persona e kanë humbur jetën gjatë zjarrit në Nju-Jork

 Pesë persona, nga të cilët tre fëmijë, e kanë humbur jetën mbrëmë gjatë zjarrit që shpërtheu në një shtëpi në Nju-Jork.

Në zjarrin që përfshiu disa shtëpi, janë lënduar disa persona.

Zjarri shpërtheu në një shtëpi dykatëshe në rajonin e Nju-Jorkut Kuins.

Prefekti i Nju-Jorkut, Bill de Bllazio deklaroi se zjarri është zgjeruar shumë shpejt, ku e humbën jetën tërë familja.

“Ka shumë gjëra që duhet t’i hetojmë për të bërë të ditur çka ka ndodhur”, shtoi De Bllazio.

Një përfaqësues i shërbimit të zjarrfikësve theksoi se dëshmitarët okularë kanë dëgjuar një zhurmë të fuqishme dhe kanë parë si një njeri bie nga dritarja e katit të dytë. Ai ka mbijetuar pasi ka rënë në bar.

Viktimat janë të moshës prej 2 deri në 21 vjeç, si dhe një person më i rritur.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *