Home / Lajme / Botë / Pesë policë gjermanë kthehen në doktorë dhe i shpëtojnë jetën kosovares

Pesë policë gjermanë kthehen në doktorë dhe i shpëtojnë jetën kosovares

Pesë policë në pikën e kontrollit kufitar në Pocking, në autostradën A3 në Gjermani, kanë dhënë me sukses provimin e tyre për humanizëm!

Një familje shqiptare prej pesë anëtarësh ishte duke udhëtuar me makinë nëpër Austri drejt Gjermanisë, shkruan pno.de. Qysh sa ishin ende në Austri, gruaja rreth 70 vjeçe ishte ankuar për probleme shëndetësore, kështu që familjarët u detyruan të ndalonin në një vendpushim të autostradës.

Ndërkaq, kur familja kishte hyrë në Gjermani, gjendja e gruas u përkeqësua në mënyrë dramatike, transmeton Albinfo.ch. Ajo u alivanos dhe pulsi nuk i rrihte më. Shoferi i makinës informoi policët në postën e parë policore, të cilët pastaj  thirrën për ndihmë kolegët e tyre. Pesë policë filluan me masat e reanimacionit, përmes masazhit të zemrës dhe frymëmarrjes artificiale, bën të ditur eprori i tyre 30 vjeçari Goller, i cili punon në këtë pikë nga dhjetori i vitit të kaluar. “Ishte një punë ekipore”, thotë ai me modesti. Policët në këtë veprim i ka ndihmuar fakti se ata pak kohë më parë kishin mbaruar një trajnim për ndihmën e parë.

Derisa Kryqi i Kuq i Bavarisë arriti në vendin e ngjarjes, policët po e vazhdonin luftën për jetën e pacientes, përcjell Albinfo.ch. Dhe këtë e mbaruan me sukses. Kur ajo ishte tashmë në autoambulancë, i ishte kthyer pulsi. Ndërkohë ajo është dërguar për trajtim në një klinikë në Passau.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *