Home / Kryesoret / Pesë vjet nga vrasja e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës

Pesë vjet nga vrasja e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Liqenin e Smillkovës, ku pesë shkupjanë, në Të enjten e madhe u vranë derisa peshkonin në liqen.

Viktimat ishin katër djem të moshës prej 18 deri në 21 vjeç nga lagjja e Shkupit Radishan, Filip Sllavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Ackovski dhe Kire Tërpkovski, si dhe 45 vjeçari Borçe Stevskovski nga fshati Cresheva.

Vrasja ka ndodhur më 12 prill të vitit 2012. Autopsia ndaj të vrarëve ka treguar se në to është shtënë nga tre armë të ndryshme të zjarrit, sepse janë gjetur gëzhoja nga tre lloje të ndryshme të municionit, që thekson se ka më shumë se një autor të aktit.

Për vrasjen e pesëfishtë në rastin “Monstra” dënim të përjetshëm me burg i është shqiptuar Alil Demirit, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta. Vetëm i akuzuari i pestë Sejdi Rami u lirua për shkak të mospasjes së dëshmive të fuqishme për konfirmimin e fajit.

Ende pritet ekstradimi nga Kosova i të akuzuarve të parë Afrim Demiri dhe Agim Ismailoviq, të cilët u dënuan në mungesë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *