Home / Kryesoret / Peticion për dorëheqjen e Gjorge Ivanovit

Peticion për dorëheqjen e Gjorge Ivanovit

Pas këmbënglujes së Kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, që të mos mandatoj Zoran Zaevin për të formuar qeverinë e re të vendit, një nismë e quajtur ”Iniciativa Megafon” ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për të kërkuar dorëheqjen e Ivanovit, njofton Telegrafi.

Peticioni është online dhe kërkon që kryetar Ivanov të dorëhiqet për shkak se, siç shkruan në nismë, e ka shkelur Kushtetutën e vendit dhe e shtynë Maqedoninë drejt paqëndrueshmërisë dhe problemeve përmes pengimit të transferimit të qetë të pushtetit.

Ata ia rikujtojnë Ivanovit rastin e SHBA-ve, ku Hillary Clinton fitoi 3 milionë vota më shumë se Donald Trump, por kolegji elektoral vendosi që fitues të jetë Trump-i. Peticionin e gjeni këtu:

https://www.change.org/p/%D0%BF%D0%B5%D1%82%D0%B8%D1%86%D0%B8%D1%98%D0%B0-%D0%BE%D1%81%D1%82%D0%B0%D0%B2%D0%BA%D0%B0-%D0%BD%D0%B0-%D1%93%D0%BE%D1%80%D0%B3%D0%B5-%D0%B8%D0%B2%D0%B0%D0%BD%D0%BE%D0%B2?recruiter=534521177&utm_source=share_petition&utm_medium=facebook&utm_campaign=share_page&utm_term=des-lg-share_petition-no_msg

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *