Home / Kryesoret / Petre Shilegov dhe Zoran Stavreski ndiqen nga DAP-i

Petre Shilegov dhe Zoran Stavreski ndiqen nga DAP-i

Drejtoria e të ardhurave publike ka kërkuar informata të detajuara për gjendjen e xhirollogarive të gjithë anëtarëve të familjes së ish ministrit të financave dhe zyrtar i lartë i VMRO-DPMNE-së Zoran Stavreski, por edhe të deputetit të LSDM-së Petre Shilegov, mëson portali Plusinfo.mk, transmeton Aktuale.mk.

DAP ka kërkuar informata për hyrje daljet e mjeteve financiare në llogaritë e tyre  duke përfshirë edhe pranuesin edhe dlrguesin e parave.  Kanë kërkuar informata për kredi, pagesën e kësteve, ndërsa kërkesa është evidentuar me 18 prill të këtij viti.

Mbetet e hapur pyetja pse DAP po  i kontrollon llogaritë e familjarëve të ish ministrit të financabe Stavreski i cili edhe kumbarë i liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

Siç është e njohur nga bombat e publikuara nga LSDM-ja pikërisht Stavreski  pranoi se shteti harxhon para për çokollata në kohë lur nuk ka para as për bukë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *