Home / Kryesoret / Plaçkiten marketet në Prishtinë, Policia nuk e zbulon asnjë rast

Plaçkiten marketet në Prishtinë, Policia nuk e zbulon asnjë rast

Gjatë tre muajve të fundit disa markete në kryeqytet kanë qenë shënjestër e grabitësve të armatosur, me ç’rast janë plaçkitur disa mijëra euro.

Pronarët e njërit nga rrjetet e marketeve, kanë thënë për Telegrafin se janë tepër të shqetësuar nga këto grabitje, të cilat përveç humbjeve financiare, po i rrezikojnë dhe tmerrojnë tej mase punëtorët e tyre.

“Të enjten në Rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’, është plaçkitur me armë zjarri ajo pikë. Deri më tani janë sulmuar në këtë mënyrë 8 pikat tona që janë në kryeqytet. Këta kryesisht ndodhin në mbrëmje, me theks të veçantë prej orës 9 deri ne 11. Vinë me maska, më dorëza dhe me armë zjarri: automatik dhe pistoleta”, ka sqaruar njëri nga pronarët e marketit.

Ai ka thënë se e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës për të gjitha rastet, mirëpo deri më tani nuk kemi parë që është arrestuar ndonjë prej atyre kriminelëve.

“Janë grabitur edhe pika tjera, të marketeve tjera. Pastaj edhe dyqane që kanë para ‘cash’”, ka shtuar personi në fjalë, duke shtuar se kërkojnë urgjentisht që të zbardhen këto raste./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *