Home / Kuriozitete / Plaçkitësi ia drejton revolen në kokë, nëpunësi nuk brengoset fare për këtë (Foto/Video)

Plaçkitësi ia drejton revolen në kokë, nëpunësi nuk brengoset fare për këtë (Foto/Video)

Gjatë një plaçkitje të armatosur që kishte ndodhur në një restorant, nëpunësi që punonte në arkë ka habitur të gjithë me gjakftohtësinë e tij në momentet kritike.

Lokali në Kanasas City të Missouri, ishte cak i një hajni të armatosur i cili kishte të veshur një bluzë të kaltër,

Në momentin që plaçkitësi kishte nxjerrë revolen dhe ia kishte drejtuar në kokë nëpunësit, ai dukej se nuk brengosej fare për këtë pasi arriti të ruaj gjakftohtësinë thuajse nuk po ndodhte asgjë e keqe.

Derisa po i kërkonte të hollat që ishin në arkë, ai për asnjë moment nuk u tremb dhe madje mbante kufjet në vesh duke mos e ndalur muzikën.

Dhe në momentin që plaçkitësi u largua me xhepat plotë para, nëpunësi iu kthye punës pa ndonjë të keqe. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *