Home / Lajme / Rajon / Plagos me armë 21-vjeçarin në hyrje të Shiajkut, dhe arratiset me…Taxi! (VIDEO)

Plagos me armë 21-vjeçarin në hyrje të Shiajkut, dhe arratiset me…Taxi! (VIDEO)

Policia ka vënë në pranga personin që gjatë mëngjesit të sotëm plagosur me armë në këmbë duke u larguar nga vendi i ngjarjes
Ismail Nuredini 30 vjeç me banim në Shijak akuzohet se rreth orës 08:30 në hyrje të qytetit gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, qëlloi me armë ndaj 25-vjecarit B.K, edhe ky me banim në Shijak.

Ndërkohë, në pranga ra edhe Ermir Dedja 21 vjeç, banues në Durrës pasi akuzohet se ka përkrahur autorin.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrolleve që ka kryer policia, me qëllim kapjen e autorit, u ndalua një automjet “Taxi” ku dy personat tashmë të arrestuar, ishin pasagjerë. Gjatë kontrollit që i është ushtruar të arrestuarve janë gjetur edhe arma e zjarrit tip pistoletë, në çantën e krahut Nuredinit, ndërsa Deda, kishte një thikë.

Nuredini është person me precedent penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës. Ai ishte arrestuar në vitin 2009 për tentativë vrasje dhe në vitin 2016 për shkatërrim prone me zjarr.

Ai akuzohet për veprat penale ”Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”

Ndërkohë, 21-vjeçari akuzohet për veprat penale ”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Përkrahja e autorit të krimit”. /Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *