Home / Lajme / PLD e dënoi dhunën në Kuvend

PLD e dënoi dhunën në Kuvend

Partia Liberal-Demokrate (PLD) sot e dënoi dhunën e djeshme në Kuvend dhe kërkoi që të gjithë të cilët kanë marrë pjesë në incidentet të përgjigjen para ligjit.

Kërkojnë, siç thuhet, përgjegjësi nga organizatorët e iniciativës qytetare “Për Maqedoni të bashkuar”, por edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme që ka lejuar hyrje të dhunshme në dhomën ligjvënëse.

Tentimi për linçim të deputetëve, qëndron në kumtesë, akti i frikësimit të popullit dhe manipulimi duhet të dënohet dhe ndëshkohet më ashpër. Kërkojmë dënim dhe përgjegjësi edhe për porositësit dhe për kryerësit e këtij aktiv të tmerrshëm dhe goditje të fuqishme ndaj institucioneve dhe demokracisë në Republikën e Maqedonisë.

PLD-ja dërgon edhe urime deri te, siç kumtohet, kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit Talat Xhaferi dhe apelon për formim urgjent të qeverisë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *